LAJMI I FUNDIT:

Kirk Douglas e ka lënë gjithë pasurinë për bamirësi

Kirk Douglas e ka lënë gjithë pasurinë për bamirësi
Michael Douglas, Anne Buydens, Kirk Douglas dhe Catherine Zeta-Jones në vitin 2009 (Foto: Kristian Dowling/Getty Images/Guliver)

Legjenda hollivudiane, Kirk Douglas, të gjithë pasurinë e tij prej 60 milionë dollarësh (55 milionë euro) e ka lënë për bamirësi.

Aktori i famshëm ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 103 vjeçare, ndërsa është varrosur më 7 shkurt në Westwood Memorial të Los Angelesit.


Sipas The Mirror, Kirk nuk ia ka lënë pasurinë djalit të tij, aktorit të njohur, Michael Douglas, duke qenë se ai ka pasuri të madhe.

Michael Douglas dhe Kirk Douglas në vitin 2012 (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Michael ka pasuri në vlerë prej 300 milionë dollarësh (276.5 milionë euro), prandaj duke e ditur se nuk ka nevojë për para, babai i tij ua ka lënë pasurinë organizatave bamirëse.

Në moshën 103-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda hollivudiane, Kirk Douglas
Lexo po ashtu Në moshën 103-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda hollivudiane, Kirk Douglas

Shuma prej 50 milionë dollarësh do të shpërndahet përmes Fondacionit ‘Douglas’, të cilin e ka themeluar Kirk dhe bashkëshortja e tij, Anne. Ndërsa nga pjesa tjetër do të përfitojë Universiteti “St Lawrence”, Sinai Temple, teatri “Kirk Douglas” dhe Spitali i Fëmijëve në Los Angeles.

Edhe sa ishte gjallë, Kirk ka qenë i njohur për kontributet bamirëse, ndërsa pak kohë para vdekjes e kishin shtuar intensitetin bamirës me gruan e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori