Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar mallra në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro.
Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se produktet e vlerësuara si të rrezikshme për bartjen e virusit, janë ndaluar të importohen. Ai thotë se produktet të cilat janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Kina, janë kryesisht prodhime me origjinë shtazore.
“AVUK prej momentit të parë të shfaqjes së koronavirusit në Kinë, ka ngritur nivelin e kontrollit dhe kemi identifikuar produktet që kanë qenë duke u importuar në Kosovë. Pra, bëhet fjalë për produkte me origjinë shtazore dhe nga të dhënat që ne posedojmë, kemi gjetur se në Kosovë importohej vetëm ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve. Ne kemi marrë masën e ndalesës për këtë produkt. Vetëm produktet me origjinë shtazore janë vlerësuar fillimisht si materie përmes së cilave mund të bartet ky virus dhe ndalesa është marrë me kohë”, tha Thaçi.
Ai thotë se tashmë është caktuar edhe personi përgjegjës për luftimin e sëmundjeve ngjitëse, me theks të veçantë në masat kundër koronavirusit të ri.
“Tash kemi përcaktuar një person kompetent i cili është në grupin e luftimit për sëmundje ngjitëse, posaçërisht për koronavirusin e ri dhe të gjitha veprimet që kërkohen nga ky grup ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë, pasi kemi përvojë edhe nga luftimi i sëmundjeve tjera infektive që e kanë prekur shëndetin veterinar”, tha ai.
Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19 dhe për herë të parë, është shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor. Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për më shumë se 2,200 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar.
Në Doganën e Kosovës, zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se rënia e importit nga Kina, ku e dhe e ka origjinën koronavirusi i ri Covid-19, është vërejtur në blerjet online. Nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar me periudhën e këtij viti, sipas tij, vërehet se ka rënie të blerjeve online nga Kina deri në 35 për qind.
“Ndalesat e importit nga Kina, tashmë i ka dërguar AVUK-u dhe ne kemi marrë masa menjëherë. Sidoqoftë niveli i importit është herët që të përcaktohet, meqë porositë nga Kina bëhen kryesisht deri në dy muaj më herët. Andaj efektet do të shihen më vonë”, tha Stavileci.
Ndërkaq, qytetarët e anketuar të cilët kanë tashmë përvojë me blerjet online nga Kina, thonë se prej kur është paraqitur koronavirusi i ri, i kanë ndërprerë porositë e tyre përmes internetit.
Besa, një 24-vjeçare nga Prishtina, thotë se ka porositur produkte nga Kina, por nga paraqitja e këtij virusi, ajo tashmë nuk e merr guximin që të porosis sërish.
“Deri para një muaji kam porositur në njërin nga sajtet, në Aliexpress, e që e ka bazën në Kinë. Por e kam ndërprerë për shkak se sigurisht frikësohem nga virusi. Zakonisht kam porositur gjëra të vogla, si vathë, aksesorë të ndryshëm, çanta apo të ngjashme, por jo rroba. Prej kur është lajmëruar koronavirusi i ri i kam ndërprerë porositë”, tha ajo.
Përveç Kinës, ku edhe ishte burimi i virusit të ri, edhe në rreth 30 shtete tjera, janë regjistruar më shumë se 500 raste me koronavirusin e ri. Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Në Kosovë, nuk është paraqitur ende asnjë rast me këtë virus. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë