LAJMI I FUNDIT:

Chelsea triumfon në derbin e zjarrtë londinez ndaj Tottenham

Chelsea triumfon në derbin e zjarrtë londinez ndaj Tottenham
Chelsea. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Chelsea ka marrë një fitore të madhe para adhuruesve të vet ndaj Tottenham Hotspur.

Derbi londinez i takoi Chelseat me rezultat 2-1, në një ndeshje ku djelmoshat e Frank Lampard dominuan nga fillimi deri në fund.


Vetëm pas 15 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, me autor francezin Olivier Giroud që për të ishte goli i parë këtë edicion në Ligën Premier.

Olivier Giroud dhe Jorginho. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Marcos Alonso pati mundësi ta dyfishoj epërsinë në minutën e 24-të, por para tij intervenoi Hugo Lloris.

Lucas Moura dhe Davinson Sanchez kishin raste për Spurs, por pa arritur të shënonin.

Kësisoj me epërsinë minimale 1-0 të Chelseat skuadrat shkuan në pushim.

Ross Barkley gjatë një dueli me Davinson Sanchez. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ekipi i Frank Lampard gjeti golin e dytë në minutën e 48-të, kur realizoi Marcos Alonso pas asistimit nga Ross Barkley.

Spanjolli Alonso ka mundur të shënoj edhe në minutën e 82-të, por shtylla ia mohoi golin nga gjuajtja e lirë.

Marcos Alonso . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Spurs gjetën golin në minutën e 89-të, kur pas një goditje të Lamelas, Rudiger e devijoi topin për ta dërguar në rrjetë.

Kësisoj Chelsea arriti të triumfonte në derbin londinez dhe ta mposhtë për herë të dytë këtë edicion rivalin lokal Tottenham Hotspur.

Chelsea pas këtij triumfi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, katër më shumë se Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori