LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kurti në Munih tregoi që ka hequr dorë nga shumë parime që mbronte në opozitë

Ymeri: Kurti në Munih tregoi që ka hequr dorë nga shumë parime që mbronte në opozitë

Ish-kryetari i PSD-së, Visar Ymeri  ka folur mbi disa nga vendimet e Qeverisë Kurti gjatë këtyre ditëve.

Ymeri ka komentuar edhe konferencën e Mynihut , ku tha se Albin kurti po duket që ka hequr dorë nga shumë parime që ka pasur në opozitë.


“Në konferencën në Mynih po shihet se Kurti ka hequr dorë nga shumë nga parimet që ka patur në opozitë.Unë mendoj se nuk duhet të flitet me Serbinë për dialog pa njohje. Ajo marrëveshje që duhet të arrihet për të patur njohje mes dy vendeve.

Ymeri foli tutje edhe për raportet e Kurti me SHBA-të, ku po raportohet se janë zbehur kohët e fundit.

“Mendoj që raportet me SHBA duhet të mirëmbahen por nuk do të thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas kërkesave që vijnë nga jashtë. Gjatë tërë kësaj kohe dy partitë në pushtet i kanë thënë publikut se jemi marrë vesh për programin qeverisës, por si nuk qenka marrë vesh për një temë shumë të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë”, tha Ymeri në Blic Interview.

Sa i përket reciprocitet ai tha se ka dy shkallë, në radhë të parë të definohet me partnerin qeverisës se çfarë të bëhet me reciprocitetin dhe së dyti ta kuptojnë vetë se çfarë do të thotë reciprocitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori