LAJMI I FUNDIT:

Pas shtatë jave që ishte zhdukur, familja e paraqesin rastin në polici – autoritet e Tennessee në SHBA ngritin dyshimet për rastin

Pas shtatë jave që ishte zhdukur, familja e paraqesin rastin në polici – autoritet e Tennessee në SHBA ngritin dyshimet për rastin

Autoritetet e Tennessee në Shtetet e Bashkuara janë në kërkim të një vajze 15-muajshe e cila u pa për herë të fundit në dhjetor, por zhdukja e saj u raportua këto ditë, më shumë se 7 javë më vonë.

Evelyn Mae Boswell u zhduk më 26 dhjetor të vitit 2019, megjithatë ajo nuk u raportua si e zhdukur deri të martën, 18 shkurt, njoftoi Byroja e Hetimit e Tennessee (TBI), transmeton Telegrafi.


Autoritetet lëshuan një njoftim ndërsa zyra e sherifit të Qarkut Sullivan në shtetin verilindor kërkoi ndihmën e FBI-së dhe Byrosë së Hetimit të Tennessee. Nga ana e saj, Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve Tennessee gjithashtu filloi një hetim.

“Evelyn u pa për herë të fundit e veshur me një triko, këpucë rozë”, shkruante Byroja e Hetimit e Tennessee në llogarinë e saj në Twitter, në të cilën ndau edhe disa foto të foshnjës.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, Evelyn është 60.96 cm i gjatë dhe peshon 12,7 kilogram. Ajo ka flokë bjonde dhe sy blu.

Autoritetet nuk po japin më shumë detaje në lidhje me hetimin, as nuk zbuluan pse vajza u raportua e zhdukur kaq vonë. Megjithatë, sipas mediave lokale, studiuesit thanë se nëna e vajzës, një student i ri me emrin Megan Boswell, është “i përfshirë” në hetim.

“Nëna e vajzës, Megan ‘Maggie’ Boswell, është përfshirë në hetim së bashku me babanë, Ethan Perry, i cili është me shërbim ushtarak, i vendosur në Luiziana”, thoshte zyra në një deklaratë të dërguar me email për mediat.

Babai i vajzës shkroi në një postim në Facebook të mërkurën: “Unë jam duke punuar me autoritetet duke u përpjekur të gjej Evelyn. Nuk mund të them shumë më tepër se kaq për momentin. Nëse dikush di diçka, ju lutem më dërgoni një mesazh”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori