LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i PDK-së për Podujevën: Jam kandidati i vetëm që mund të bëjë ndryshimin

Kandidati i PDK-së për Podujevën: Jam kandidati i vetëm që mund të bëjë ndryshimin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, ka thënë se ai është kandidati që mund të bëjë ndryshimin në Podujevë.

Fetahu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ka përvojën më të mirë edhe në nivelin lokal edhe atë qendrore për të drejtuar Komunën e Podujevës.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka pasur shumë ngecje dhe dobësi dhe se me ofertën e tij para qytetarëve do të jetë kandidati më serioz për të fituar garën për Podujevën, përcjell Telegrafi.


“Angazhimi im prej moshës rinore në dobi të qytetarëve duke filluar nga paralufta, pjesëtar i UÇK-së nga dita e parë deri te e fundit, përvoja ime në nivel lokal e qendrore si drejtor i ATK-së, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Shëndetësisë, Financave, deputetë i parlamentit si dhe këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Gjithë ky bagazh më bënë të besoj se jam kandidat i denjë për të fituar garën e 15 Marsit”.

Fetahu ka thënë se është kandidati i vetëm në garë që mund të bëjë ndryshimin në Podujevë pasi sipas tij PDK nuk ka qenë në pushtet në Podujevë.

“Dy kandidatët tjerë kanë qeverisë në këtë komunë që 20 vite pavarësisht se në periudhe të ndryshme”, tha ndër të tjera Naim Fetahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori