Një mbrëmje sfiduese ka pasur Micheal Bloomberg në debatin e Las Vegasit, i cili u sulmua nga të gjitha palët.
Gara e kandidatëve për nominimin presidencial të Partisë Demokratike, për muaj është zvogëluar, mirëpo, faza e debatit në Nevada ka sjellë prurje të reja të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Që kur nisi për herë të parë fushatën e tij, ish kryetari i bashkisë së New York-ut, Micheal Bloomberg, u përball drejtpërdrejt me kundërshtarët e tij.
Pikërisht në fillim të garës kandidatët “sulmonin” me rend, kandidatin e fundit të kualifikuar në garë.
Bernie Sanders kritikoi politikat e Micheal Bloomberg gjatë kohës sa ishte kryetari i bashkisë së New Yorkut.
Kandidatja Elizabeth Warren ka akuzuar Bloomberg për marrëveshjet private që thuhet të ketë bërë ai me gratë, për të zgjidhur ngacmimet seksuale dhe paditë armiqësore në vendin e punës.
“Demokratët do të rrezikojnë shumë nëse zëvendësojnë një miliarder arrogant për një tjetër”, tha Warren, duke e krahasuar Bloomberg me Donald Trump.
Amy Klobuchar e akuzoi atë se fshihej pas reklamave të tij në televizion, ndërsa Joe Biden i përmendi Bloombergut kritikat e tij të së kaluarës për reformën e kujdesit shëndetësor të Barack Obamës.
Ndërkohë Pete Buttigieg i sulmoi të dy, Mike Bloomberg dhe Bernie Sanders, të cilët po udhëheqin në sondazhet kombëtare për momentin.
Ai ka thënë se nëse Sanders dhe Bloomberg janë kandidatët e vetëm që kanë mbetur në këmbë pas raundeve të ardhshme të votimit, demokratët do të lihen me dy figura polarizuese, një socialist që mendon se kapitalizmi është rrënja e të gjitha të këqijave dhe një miliarder që mendon se paratë janë rrënja e fuqisë.
“Ne nuk duhet të zgjedhim midis një kandidati që dëshiron të gropos këtë parti, dhe një kandidati tjetër që dëshiron ta blejë atë”, ka thënë ai.
Të gjithë kundërshtarët e sulmonin vazhdimisht Bloomberg, mirëpo raportohet se ai vazhdonte të luftonte për të vazhduar më tej.
Ai ka kërkuar falje për politikën e tij të ndaluar dhe të ashpër, duke deklaruar se ai nuk e kishte kuptuar se sa e dëmshme ishte për komunitetin e njerëzve me ngjyrë në qytetin e tij. Ai i ka qëndruar pranë vendimit të tij, për të mos hedhur poshtë marrëveshjet e diskutimit që mbajnë në detaje paditë kundër ndërmarrjeve të tij.
“Asnjë prej tyre nuk më ka akuzuar mua se kam bërë diçka të gabuar”, ka shtuar ai.
Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur Bloomberg ka marrë pjesë në çdo lloj debati politik. Mirëpo mediat e huaja përballjen e fundit të Bloomberg e kanë konsideruar si dështim, si rënie me kokë në fund të pishinës, megjithëse publiku amerikan së shpejti do të vendosë nëse do të fundoset apo do të notojë.
Micheal Bloomberg ishte ai i cili sulmoi Sanders në këtë debat, duke deklaruar se ai nuk kishte asnjë shans që mund ta mposhte Donald Trump.
“Ne nuk do të heqim kapitalizmin”, i tha Bloomberg kandidatit Sanders.
“Ne e provuam atë, gjithashtu edhe vendet e tjera, sistemi i ngjante komunizmit dhe thjesht nuk funksionoi”, u shpreh Bloomberg.
Sanders pastaj shtoi se socializmi i tij demokratik nuk është komunizëm.
Ndërkaq Elizabeth Warren gjithashtu kritikoi Sanders për planin e kujdesit shëndetësor.
Debati i mbrëmshëm kishte zgjatur plotë dy orë, ishte një provë se di do të tensionoheshin gjërat, transmeton Telegrafi.
Elisabeth Warren është normalisht një debatuese e qetë, por duke marrë parasysh numrat e dobët të rezultatit të sondazheve, sulmoi pothuajse të gjithë në debat.
Përformanca e Warren mund të ngreh pyetje se si do të ishte rezultati nëse ajo të kishte treguar këtë lloj fuqie para garës në New Hampshire, dhe se do të dëshironin ta shikonin atë kundër Donald Trump.
I pa prekur nga ky debat do të largohej Sanders me votat e tij nga sondazhet.
Të dy Biden dhe Warren treguan rezultate të mira në debat që shpresojnë se do të rindërtojnë fushatat e tyre para se të jetë shumë vonë.
Pas gjashtë ditësh do të jetë debati i ardhshëm në Charleston, në Karolinën e Jugut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët