LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 40 në botë për përkujdesje ndaj fëmijëve

Maqedonia e Veriut në vendin e 40 në botë për përkujdesje ndaj fëmijëve
Foto: Ilustrim

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 40-të në botë, për përkujdesin e fëmijëve. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondi i Fëmijëve të UNICEF.

Dokumenti me titullin “E ardhmja për fëmijët në botë”, fillon me faktin se asnjë shtet në botë nuk e mbron në mënyrë të duhur shëndetin e fëmijëve, mjedisin dhe të ardhmen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Shëndeti dhe e ardhmja e fëmijëve dhe të rinjve në korniza botërore është nën kërcënim nga përkeqësimi i ekologjisë, ndryshimet klimatike dhe eksploatimi praktikave reklamuee, të cilat nxisin në konsumimin e ushqimit të shpejtë, alkoolit dhe cigareve”, thuhet në raport.

Shtetet janë radhitur sipas indeksit mbi bazë të treguesve për shëndetësi dhe pasuri në 180 shtete, si dhe kërcënimet e ardhshme për mirëqenien e fëmijëve.

Si vende që më shumë përkujdesen për fëmijët janë Norvegjia, ndërsa më pas Koreja e Jugut, Holanda, Irlanda, Danimarka, Japonia, Belgjika, Islanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Singapori.

Sipas raportit, në vendin e fundit është Republika e Afrikës Qendrore.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është radhitur në vendin e 25, Greqia në të 31, Mali i Zi në të 34, më pas Bosnja e Hercegovina e 38, Bullgaria e 45, Serbia e 48, Turqia e 60 dhe Rumania në vendin e 80./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori