LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Kurti takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë,  Ferhat Dinosha.

Në fillim të takimit, ambasadori Dinosha ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës së re.


Kurti gjatë ditës ka pritur në takim edhe ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Betonceli.

Gjithashtu, gjatë ditës Kurti do ta takojë edhe Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. /Telegrafi/