LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e shumëfishtë në Gjilan: Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

Vrasja e shumëfishtë në Gjilan: Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës, pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan, ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil, transmeton Telegrafi.

Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar
Lexo po ashtu Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar

“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’. Ekipet e hetuesve të IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarë të PK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike”.


Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten
Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

“Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast. Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendëskomandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme
Lexo po ashtu Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan
Lexo po ashtu Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori