LAJMI I FUNDIT:

Banka ndërkombëtare HSBC pritet të largoj nga puna mijëra punëtorë

Banka ndërkombëtare HSBC pritet të largoj nga puna mijëra punëtorë

Banka ndërkombëtare HSBC ka njoftuar se do të shkurtojë mijëra vende pune, për t’u përqendruar më shumë në tregjet në rritje në Azi dhe për t’u përballur më mirë me pasiguritë botërore.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv i HSBC, Noel Quinn, tha se numri i të punësuarve do të bie nga në tre vjetët e ardhshëm.

Quinn njoftoi se ekipi i tij tashmë ka nisur me zbatimin e planeve.


Ristrukturimi, sipas tij, përfshin “konsolidimin” e disa pjesëve të biznesit dhe “riorganizimin e funksioneve botërore dhe të selisë”.

HSBC e cila është me seli në Londër, por fiton pjesën më të madhe të parave të saj në Azi, raportoi se fitimi i saj neto ka rënë me 53 për qind në vitin 2019, përkatësisht 6 miliardë dollarë.

Shkurtimi i 35 mijë vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15 për qind të fuqisë punëtore.

Banka aktualisht operon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Aktualisht kjo bankë ka të punësuar mbi 235 mijë punëtorë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori