LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari triumfon në trilerin e shtatë golave ndaj Trepçës ’89

Flamurtari triumfon në trilerin e shtatë golave ndaj Trepçës ’89

Flamurtari e ka nisur me fitore sezonin pranveror pasi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga kryeqyteti kanë marr një fitore të madhe ndaj një rivali direkt për mbijetesë sikurse është Trepça ’89.


Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë aktive me të dy klubet që arritën të krijojnë shumë dhe shënuan edhe katër gola.

Flamurtari arriti ta gjej golin e parë në minutën e 14-të me anë të Lorik Maxhunit, i cili shënoi për 1-0, por Minatorët barazuar 1-1 me anë të Arb Manajt (34’).

Vendasit arritën t’i shënojnë edhe dy gola të shpejtë në ketë pjesë me anë të Valdo Zeqaj (39’) për 2-1 dhe Shend Kelmendi (40’) për 3-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të kthehen në lojë duke gjetur dy gola edhe pse ishin me një lojtar pas ndëshkimit me të kuq të Albert Kaçikut (41’).

Leart Emini (56’) me një supergol shënoi për 3-2, ndërsa Engjull Hoti (66’) barazoi gjithçka në 3-3.

Flamurtari nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të arriti të shënojë me anë të mbrojtësit Gucev për 4-3 dhe ky doli të jetë goli i fitores.

Pas kësaj fitore, kryeqytetasit kanë 22 pikë në vendin e nëntë, ndërsa mitrovicasit renditen një pozitën më lartë me 23 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori