LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët thonë se të paktën 500 mijë njerëz mund të infektohen me coronavirus në javët e ardhshme

Shkencëtarët thonë se të paktën 500 mijë njerëz mund të infektohen me coronavirus në javët e ardhshme

Të paktën 500,000 njerëz mund të infektohen me voronavirus në Wuhan, Kinë – epiqendra e shpërthimit vdekjeprurës – deri në kohën kur numri i rasteve rritet brenda javëve të ardhshme, sugjeron një raport i ri. 

Sëmundja ka mbytur më shumë se 1.300 njerëz dhe ka infektuar mbi 64,000. Deri më tani, raste janë raportuar në të paktën 28 vende të tjera. Një shumicë e madhe e vdekjeve kanë ndodhur në provincën Hubei, ku Wuhan është kryeqyteti, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët në Londër bashkuan një model matematikor në mënyrë që të vlerësojnë transmetimin e virusit në Wuhan.


Sipas analizave të tyre, sëmundja ka të ngjarë të arrijë kulmin nga mesi i shkurtit deri në fund të tij, megjithëse ka ende paqartësi rreth kur dhe sa i gjerë mund të jetë kulmi. Studiuesit kanë bazuar parashikimet e tyre në supozimet rreth virusit, duke përfshirë që periudha standarde e inkubacionit është 5.2 ditë dhe se popullsia e Wuhan në rrezik ishte afërsisht 10 milionë njerëz.

Adam Kucharski, një profesor i asociuar i epidemiologjisë së sëmundjes infektive në qendrën e kërkimit, i tha Bloomberg se bazuar në të dhënat aktuale, sëmundja ka të ngjarë të ketë një “prevalencë kulmi” prej 5% të popullsisë së Wuhan.

Sipas Kucharski, kjo mund të përkthehet të paktën një në çdo 20 njerëz të qytetit duke u infektuar nga koha kur maja e virusit, ose rreth 500,000 njerëz.

Që nga mbrëmja e së dielës, qeveria Hubei vlerësoi se ka pasur gjithsej 29.631 raste të virusit në provincën Hubei, përfshirë 16.902 në Wuhan. Qeveria vlerësoi se shkalla e vdekshmërisë për sëmundjen në qytetin Wuhan ishte afërsisht 4%, që nga e diela.

Autoritetet kineze kanë futur në karantinë qytetin Wuhan dhe rreth 20 qytete të tjera kineze në mënyrë që të frenojnë përhapjen e sëmundjes, duke çuar në një bllokim të rreth 60 milionë njerëzve. Si numri i vdekjeve ashtu edhe numri i pacientëve të infektuar tejkalojnë ato të shpërthimit të SARS në 2003.

Organizata Botërore e Shëndetit muajin e kaluar e shpalli shpërthimin një emergjencë të shëndetit publik, dhe presidenti Kinez Xi Jinping tha që virusi paraqet një “kërcënim të rëndë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori