LAJMI I FUNDIT:

Kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë as pas 12-vitesh nuk u pagua për punën që ka bërë, kujton momentet e gëzimit dhe stresin që kishte

Kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani, pas 12-vitesh ka kujtuar momentin kur i është kërkuar të bëjë bukurshkrimin e këtij dokumenti. Nimani në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka bërë të ditur se ai përveç që nuk është paguar për punën që ka bërë, nuk ka marrë ndonjëherë asnjë ftesë që të jetë prezent në përvjetorin e pavarësisë.

Nimani shpalos detaje të pathëna deri tani, nga momenti kur i është kumtuar lajmin që do të bëjë kaligrafimin e Deklaratës së Pavarësisë e deri tek finalizimi i punës, për të cilën profesori thotë se ishte ndjenja më e mirë që mund të ketë përjetuar ndonjëherë.

Shyqri Nimani gjatë kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë, 16 shkurt 2008

“Një ngjarje aq e madhe historike e cila ndodhë ndoshta vetëm një herë për një popull, për një komb. Ishte më të vërtetë fasionuse për popullin e Kosovës, për të gjithë shqiptarët ku do që kanë qenë, edhe gjithë ato gjenerata të cilët kanë luftuar, për me ardhë kjo ditë, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Unë natyrisht e mbaj mend shumë mirë, dhe besoj sa të jem gjallë nuk do të fshihet nga mendja ime, sepse ishte me të vërtetë një ngjarje shumë e pritur, dhe për mua që kisha fatin të jem ne mesin e artistëve që do ta kaligrafojë këtë deklaratë në pergament, e cila është një lëkurë e kafshëve, e cila zgjat me vite me shekuj, nëse ruhet mirë”, është shprehur Nimani.


Shyqri Nimani gjatë kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë, 16 shkurt 2008

Profesori i artit, ka thënë se ai fillimisht kishte menduar që bëhet fjalë për një faqe A4, e për të cilën do t’i duheshin shtatë ditë, mirëpo më pas e ka kuptuar se do të duhet të bëjë kaligrafimin e tri faqeve, dhe do të duhej të përfundonte për 16 orë.

“Kur arrita në hapësirat e Qeverisë ne u takuam me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, dhe mi dhanë tri faqe, edhe kjo për mua ishte bombastike, sepse nuk kisha paramenduar që janë tri faqe, dhe në atë kohë më kishte kapur tension, sepse kur e mendoja së në ora 15:00, do të shpallet pavarësia, isha i tensionuar, dhe me duhej të isha i qetë, sepse me kokë të nxehtë njeriu krijon gabime. Ishin vetëm 16 orë. Dhe në mesin e 16 orëve është dashtë të përmirësojë edhe gabimet, pra e lekturuam tekstin. Ishte një shlirim i jashtëzakonshëm kur përfundoI kaligrafimi, sepse ishin diku rreth 15 minuta për të filluar seanca dhe për t’u shpallur pavarësia, dhe duhej lexuar gjithë deklaratën, ishte kënaqësi e madhe, sepse erdh kryeministri me bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Nimani gjatë intervistës për Telegrafin.

Shyqri Nimani gjatë kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë, 16 shkurt 2008

Kurse sa i përket stilit të shkrimit, Nimani deklaroi se ka përdor shkrimin italic, me të cilin është shkruar edhe Formula e Pagëzimit.

“Me që ishte koha e kufizuar, më është kujtuar Formula e Pagëzimit dhe tipi i shkronjave italic, është shkrim shumë i bukur, është i lakueshëm që shkruhet në anën e djathtë, dhe ka një bukuri të jashtëzakonshme, mirëpo duhet pasur kujdes me pjerrtësinë”, pohoi ai.

Shyqri Nimani gjatë kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë, 16 shkurt 2008

Ndërsa, as pas 12-vitesh që nga shpallja e pavarësisë, profesori Nimani nuk është paguar për punën që ka bërë, e përveç kësaj, ai tregoi se as nuk është ftuar ndonjëherë në përvjetorin e pavarësisë.

“Atë natë më 16 shkurt, më takoi shefi i protokollit të kryeministrit, tashmë i ndjerë Abedin Qupeva, një djalosh i jashtëzakonshëm dhe ai më tha profesor tashmë është vonë mirëpo javën tjetër do ta nënshkruajmë kontratën, dhe më tha a mundemi që pos jush si autor të jetë edhe Qeveria, dhe unë thash as nuk mendoj për këtë çështje, unë po mendoj vetëm si ta përfundoj punën, sepse jam frikësuar se do të dështoj. Kam qenë shumë i tensionuar dhe gjithmonë kam qenë në këmbë dhe kur e kam përfunduar më ishte ngrirë edhe qafa dhe nuk kam mundur as të shkojë në Parlament ta përjetojë atë ngjarje historike, dhe kam shikuar në zyre të televizionit. Nuk kam menduar kurrë edhe pse të gjithë janë paguar, sa e di unë kanë qenë 600 mijë euro që janë ndarë për shpalljen e pavarësisë. Askush nuk ka ardhur të unë të thotë: ‘Eja ta bëjmë kontratën’. Asnjëherë në asnjë përvjetor nuk më kanë bërë ftesën që të marrë pjesë. Por, nuk po ankohem për këtë. Le të shkojnë të tjerët, e unë kënaqem në shpirt”, ka thënë mes tjerash ai.

Shyqri Nimani gjatë kaligrafimit të Deklaratës së Pavarësisë, 16 shkurt 2008

Kurse sa i përket asaj se a është duke ecur Kosova rrugës së deklaruar në dokumentin e shpalljes së pavarësisë, ai tha se Kosova ka bërë disa përparime, mirëpo në kohët e fundit kanë ndodhur disa gjëra që nuk është dashur të ndodhin, duke përmendur krimin e organizuar, korrupsionin e të tjera. Sipas tij, të gjitha këto kanë bërë që gjendja të mos jetë ashtu siç kemi ëndërruar.

(Teksti i deklaratës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ishte botuar edhe në gazetën japoneze Asahi Shimbun më datën 19 shkurt, 2008). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori