LAJMI I FUNDIT:

Guardiola këmbëngul se ai nuk është menaxheri më i mirë në botë: Kam fituar me lojtarë dhe ekipe të mëdha

Guardiola këmbëngul se ai nuk është menaxheri më i mirë në botë: Kam fituar me lojtarë dhe ekipe të mëdha
Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka thënë që edhe pse dikur mund të konsiderohej menaxheri më i mirë në botë, ai e mban më gjatë atë titull.

Trajneri katalunas ka shijuar sukses të madh gjatë gjithë karrierës së tij stërvitore pasi kanë fituar trofe të shumtë sa ishte në krye të Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.

Në total ai ka fituar tetë tituj të ligës në Spanjë, Gjermani dhe Angli si dhe dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve sa ishte trajneri i Barcelonës.


Përkundër kësaj ai nuk beson se duhet të vlerësohet si më i miri në profesionin e tij ndërsa insiston se kjo është vetëm sepse ai po menaxhon Cityn dhe jo një klub të dobët.

“Unë isha menaxheri më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports, përpara se të bënte një hap prapa për të thënë se ai kurrë nuk e kishte menduar veten e tij në një aspekt kaq të lartë.

Guardiola ka fituar shumë trofe te Barcelona

“Kush është trajneri më i mirë në botë?. Asnjëherë nuk kam ndjerë se jam më i miri, kurrë në jetën time”.

“Kur fitova gjashtë tituj radhazi te Barcelona dhe fitova tripletën, kurrë nuk e kam ndier atë. Kam fituar sepse kam pasur lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha”.

“Ka menaxherë të jashtëzakonshëm, ata nuk kanë këta lojtarë, ata nuk i kanë këto klube të mëdha. Unë jam një menaxher i mirë, por jo më i miri”.

“Më jep një ekip që nuk është si Manchester City dhe unë nuk do të fitoj”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Përfaqësueset

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Kalo në kategori