LAJMI I FUNDIT:

Jusuf Thaçi emërohet zëvendësministër i Arsimit

Jusuf Thaçi emërohet zëvendësministër i Arsimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Jusuf Thaçin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçit do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.

Ndryshe kryeministri Kurti ka bërë të ditur se procesi i emërimit të zëvendësministrave do të përfundoj shumë shpejt.


Në anën tjetër, Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të vazhdojë të mbetet person jopartiak, që e ruan pavarësinë dhe integritetin personal e profesional, i udhëhequr vetëm nga kriteret e standardet më të larta profesionale dhe transparenca radikale, i përkushtuar maksimalisht që me gjithë dijen e dashurinë për fushën dhe me gjithë kapacitetin intelektual e energjinë fizike t’i kontribuoj përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot e kam pranuar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Për këtë e falënderoj Kryeministrin Kurti për besimin e dhënë dhe Ministren Bajrami për bashkëpunimin e ofruar!

Ashtu siç kam vepruar edhe në të kaluarën kur kam marrë detyra publike që lidhen me arsimin, edhe kësaj radhe do të vazhdoj të mbetem person jopartiak, që e ruan pavarësinë dhe integritetin personal e profesional, i udhëhequr vetëm nga kriteret e standardet më të larta profesionale dhe transparenca radikale, i përkushtuar maksimalisht që me gjithë dijen e dashurinë për fushën dhe me gjithë kapacitetin intelektual e energjinë fizike t’i kontribuoj përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.

Do të kryej me përkushtim dhe profesionalizëm çdo detyrë e përgjegjësi që më delegohet e ngarkohet nga Ministrja Bajrami, për cilëndo fushë a nivel të arsimit. Sigurisht, ashtu siç më dikton edhe përvoja profesionale mbi njëdekadëshe në sektorin e shoqërisë civile, por edhe në sektorin publik e privat, si dhe në përputhje me vizionin personal për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë, do të vazhdoj të jem përkrahës dhe avokat i madh i ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me promovimin dhe përkrahjen e teknologjisë, inovacionit dhe të rinjve me potencial të jashtëzakonshëm intelektual, me dhunti e talente, si dhe ardhmja më e mirë dhe pasuria më e paçmueshme e vendit dhe e shoqërisë sonë.

Premtoj se do të angazhohem maksimalisht për përmirësimin e arsimit në Kosovë, me shpresë që ditën kur do të largohem nga kjo pozitë ta lë arsimin sadopak më mirë se ç’e kam gjetur ditën kur e kam pranuar këtë pozitë!

Me respekt,

Jusuf Thaçi

P.S.: Në mënyrë që të mos ketë kurrfarë konflikti interesi dhe të mos cenohet reputacioni i organizatës ku kam punuar deri më sot, me rastin e pranimit të detyrës së zëvendësministrit kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet në Institutin ATOMI. Brenda muajit do t’i kaloj të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë te stafi përkatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori