Fadil Zendeli: Për punësimin e paraparë për tre shqiptarë, Qeveria punëson maqedonas
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli përmes ‘Facebook’ shkruan se në “Agjencia e Administratës, në vendet e caktuara për punësimin e tre shqiptarëve dhe një qytetar turk, punësohen katër maqedonas”.
Zendeli thotë se më 27 dhjetor 2019 Agjencia e Administratës ka hapur konkurs publik për 6 vende pune për punësimin e 6 nëpunësve shtetëror nga grupi I, nëngrupi I në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Enti i punëve të përgjithshme dhe të veçanta ndërsa shpallja është bërë në të përditshmet “Nova Makedonija”, “Slloboden Peçat” dhe “Koha”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më poshtë ju sjellim vendimet e komisionit për shpalljen fitues të: Aleksandra Antevska për vendi 2, të paraparë për kandidat turk; Slavica Toshiq për vendin 3, të paraparë për kandidat shqiptar; Elena Rajkovçevska për vendin 4, të paraparë për kandidat shqiptar dhe Sanja Petkovska, për vendin 6 të paraparë për kandidat shqiptar”, shkruan deputeti Zendeli.
Sipas tij, pushteti ia ka marrë dorën kësaj mënyrë të veprimit dhe për të fshehur gjurmët e Komisionit nuk shpallet kombësia e deklaruar e kandidatit.
“Edhe pse Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë si edhe zëvendës-drejtori i Agjencisë së Administratës janë shqiptarë, duket se ata janë shndërruar në kukulla që vetëm marrin rrogën duke u arsyetuar se hapësira ligjore i mundëson këto devijime. E vërteta është se vet procedura e paraparë e konkursit, e cila është edhe e përshkruar në shpalljen në gazetat e përditshme, parasheh në fazën e 3-të kontrollimin e vërtetësisë së provave dhe intervistimin”, shkruan Zendeli.
Zendeli shton se kandidatët shqiptarë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs ankohen edhe te anëtari shqiptar që ka marrë pjesë dhe se sipas tyre, jo vetëm që nuk ka hapur gojën fare gjatë intervisitimit të kandidatëve por nuk ka guxuar as edhe në shqip t’i përshëndesë kandidatët shqiptar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'