LAJMI I FUNDIT:

Mesterhazi: Shteti është në rrugë të mirë dhe është partner i besueshëm i NATO-s

Mesterhazi: Shteti është në rrugë të mirë dhe është partner i besueshëm i NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi takim me Atilla Mesterhazi, ushtrues i detyrës, Kryetar i Kuvendit Parlamentar të NATO-s.

Në takim u dërguan urime për ratifikimin e suksesshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, dje në Kuvend, nga ana e të gjitha subjekteve politike. U theksua se anëtarësimi në NATO është pasuri e madhe për popullin e vendit tonë dhe të shtetit tonë, por edhe për NATO Aleancën, e cila në Republikën e Maqedonisë së Veriut sheh partner aktiv i besueshëm dhe faktor i stabilitetit në rajon dhe Ballkanin Perëndimor, që është qëllim strategjik i NATO-s.

U shpreh inkurajim që shteti jonë është në rrugë të drejtë, që vazhdon me proceset e duhura reformuese, si dhe pritjet se e gjithë kjo do të konfirmohet edhe nga BE me fillimin e negociatave të vendit tonë me Unionin.


Kryeministri Spasovski e falënderoi u.d. Kryetarin e Kuvendit Parlamentar të NATO-s për pjesëmarrjen në ratifikimin e djeshëm në Kuvend dhe për mbështetjen e madhe që NATO e jep për stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë dhe tërë rajonit”.

“Jemi në përfundim të procesit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO edhe pse vetëm dy vite e gjysmë më parë, shteti ynë ishte në krizë të madhe politike. Kjo është një kthesë e madhe për të cilën jemi krenar si Qeveris dhe si popull. Jemi të gatshëm ti ndërmarrim të gjitha detyrimet e duhura me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO. Deri sot bëmë çfarë mundëm, ti plotësojmë argumentet pozitive për vendim pozitiv nga BE-ja për fillimin e bisedimeve. Është i madh motivimi i Qeverisë në përkushtimin e dy qëllimeve strategjike shtetërore, veçanërisht sepse integrimet në NATO dhe BE kanë rëndësi të barabartë për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u theksua rëndësia e proceseve reformuese dhe të realizimit të tërësishëm të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë. Gjithashtu u konstatua nevoja që të gjithë në shtet të vazhdojnë të përqendrojnë aktivitetet e tyre drejt perspektivave euroatlantike drejt ardhmërisë më të mirë të qytetarëve dhe të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori