LAJMI I FUNDIT:

​Vjedhja më e madhe e të dhënave në histor, SHBA akuzon hakerët e ushtrisë kineze

​Vjedhja më e madhe e të dhënave në histor, SHBA akuzon hakerët e ushtrisë kineze

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar katër hakerë ushtarakë kinezë për një sulm në Equifax, i cili kërcënon të dhënat e rreth 147 milionë amerikanëve.

“Ishte një nga vjedhjet më të mëdha të të dhënave në histori”, tha William Barr, prokuror amerikan, duke iu referuar sulmit të hakerëve që ndodhi në vitin 2017.

Katër anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës janë akuzuar, shtoi ai.


Sulmi kërcënoi të dhënat e rreth 147 milion njerëzve, kryesisht amerikanë, përfshirë numrat e tyre të sigurimeve shoqërore dhe patentë-shoferëve.

Operacioni, i kryer në maj dhe qershor 2017, përfshinte gjithashtu shtetas kanadezë dhe britanikë.

Hakerët kaluan disa javë në sistemin Equifax. Ata hakuan rrjete kompjuterike dhe vodhën informacione të besueshme të biznesit dhe informacione personale, tha Barr.

Mbi 34 serverë në gati 20 vende funksionuan për të mb uluar vendndodhjen e tyre të vërtetë.

Ambasada kineze në Uashington ende nuk ka komentuar aktakuzën.

Equifax ka të dhëna për më shumë se 820 milionë përdorues dhe 91 milionë biznese. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori