LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e klubeve të Ipko Superligës

Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e klubeve të Ipko Superligës

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të IPKO Superligës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përgatitjeve për fillim sa më të mbarë të stinorit pranveror, derisa janë dëgjuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e klubeve.

Me këtë rast presidenti Ademi uroi klubet për një stinor sa më të suksesshëm dhe bëri me dije se të gjitha organet e FFK-së tashmë janë të gatshme për nismën e garave të Superligës.


Po ashtu, gjatë këtij takimi drejtuesit e FFK-së dëgjuan edhe kërkesat e klubeve rreth vërejtjeve të paraqitura në Kuvend.

Me këtë rast, presidenti Ademi dhe sekretari Salihu i njoftuan përfaqësuesit e klubeve se Statuti i FFK-së së bashku me pjesën e kërkesave të përfaqësuesve të klubeve për amendamentim janë dorëzuar në UEFA dhe tashmë priten sugjerimet e UEFA-s e FIFA-s në lidhje me rifreskimin e Statutit, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pas arritjes së sugjerimeve nga Komisioni miks i UEFA-s e FIFA-s, ekspertët e FFK-së do të bëjnë amendamentimin e Statutit, si dhe do të bëhet edhe përgatitja e raporteve financiare dhe raporteve tjera dhe në kohën  më të shpejtë të mundshme do të caktohet data e Kuvendit të Punës, ku delegatët do të votojnë për ndryshimet statutare.

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori