LAJMI I FUNDIT:

Valon Murati: Nuk ka bashkim kombëtar pa shkëmbim të territoreve

Valon Murati: Nuk ka bashkim kombëtar pa shkëmbim të territoreve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë dhe opsionet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Murati në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë bashkimi kombëtar nuk mund të kalojë pa konsolidimin e shtetit të Kosovës.


Ai ka thënë se megjithatë konsolidimi i shtetit të Kosovës kalon nëpërmes dialogut me Serbinë.

I pari i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se Kosova me kushtetutë e ka të ndaluar bashkimin me Shqipërinë.

Ai ka thënë se pa shkëmbim territoresh nuk mund të ketë bashkim kombëtar.

“Çdo kush që pretendon bashkim kombëtar pa treguar se si është vetëm duke mashtruar qytetarët”.

Murati thotë se ndryshimi i Kushtetutës për t’i hapur rrugë bashkimit kombëtar është shumë i vështirë duke pasur parasysh se nevojiten edhe 2/3 e votave të serbëve në Kuvend.

Ai ka thënë se Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, Kosovën e ka shumë lart në prioritetet e saj dhe sipas tij kjo situatë duhet të shfrytëzohet.

“Nëse nuk jemi unik mund edhe të pësojmë në këto bisedime pasi nuk kemi fuqi të kundërshtojmë diçka në tavolinë”, tha  Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori