LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Maqedonia e Veriut është në rrugë të qartë dhe të pastër

Spasovski: Maqedonia e Veriut është në rrugë të qartë dhe të pastër

Sot, ne mund të themi me krenari: kohërat e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë janë pas nesh. Maqedonia e Veriut është në një rrugë të qartë, të pastër, së bashku me aleancat më të forta në botë, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski në seancën kuvendare, në të cilën u ratifikuar marrëveshje për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ai tha se posa Spanja, si vendi i fundit që ratifikoi protokollin e pranimit, vendi ynë do të depoziton marrëveshjen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vend depozitues që mban marrëveshjet e ratifikuara të të gjitha vendeve anëtare, së bashku me marrëveshjen themelues të vitit 1949.

Spasovski tha se historia është duke u shkruar me vendime të guximshme dhe se vendi ynë nga izolimi i plotë është rikthyer në agjendën e BE-së dhe NATO-s.


Maqedonia ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO
Lexo po ashtu Maqedonia ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

“Historia është shkruar me vendime të guximshme. Historia është shkruar me kompromise dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë menduan se nuk kishte rrugëdalje, u ndërmorën hapa që na nxorën nga e kaluara dhe parrugëdalja dhe na kthyen perspektivat e aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE në realitetin e tyre të plotë dhe të caktuar. Nga izolimi i plotë në skenën ndërkombëtare, ne bëmë kthim historik dhe e kthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën e BE-së dhe NATO-s dhe fituam anëtarësimin në NATO”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori