Qeveria e re e Kosovës, e kryeministrit Albin Kurti, ka marrë mbështetjen e SHBA-së e BE-së për heqjen e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, por kjo përkrahje i ka munguar në tentativën proklamuar që taksën ta zëvendësojë me vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka përsëritur të martën se taksa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia duhet të hiqet.
Grenell përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të vihen në funksion.
“Tarifat duhet të hiqen në mënyrë që investimet të funksionojnë. Është fundamentale”, ka shkruar Grenell.
Një ditë më parë, zëdhënësit i ambasadorit Grenell, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, tha se Qeveria e Kosovës po punon që të tejkalojë çështjet e hapura dhe se sipas tij, vendosja e reciprocitetit, “është qasje pragmatike”.
Përfaqësuesit e partive politike opozitare nuk pajtohen fare me idenë e Kurtit që ta heqë taksën doganore ndaj Serbisë. Sipas opozitës, Kosova e konsideron SHBA-në partner strategjik, por taksa ndaj importeve nga Serbia, duhet të mbete në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smail Latifi, tha për Radion Evropa e Lirë, se derisa nuk ka një situatë të qartë për dialogun Kosovë – Serbi dhe përderisa nuk ka një kornizë për marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa nuk duhet të hiqet. Sipas tij, nuk është momenti politik që nga taksa të kalohet në fazën e reciprocitetit.
“Unë mendoj se taksa duhet të mbetet dhe zoti Kurti ka prioritete tjera të cilat kanë të bëjnë me angazhimet në qeverisje. Natyrisht që qëndrimi ynë është objektiv, i arsyeshëm dhe i qartë që taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe duhet mbetet në fuqi sepse është argument edhe politik edhe strategjik edhe ekonomik. Po ashtu, është edhe një tendencë pozitive për trajtimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë”, tha Latifi.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, konsideron se shfuqizimi i taksës doganore për mallrat nga Serbia dhe kalimi në masën e reciprocitetit, ende është në nivel të deklaratave dhe asgjë shumë.
“Unë besoj se më e rëndësishme se sa përplasja përmes deklaratave, do të duhej të ishte sqarimi që zoti Kurti të marrë nga zoti Grenell, respektivisht sqarimi që Kosova duhet të marrë nga SHBA-ja, në kuptimin se si e sheh SHBA-ja heqjen e taksës dhe pse reciprociteti nuk është masë e duhur. Flasim për një masë e cila është normale në ndërtimin e raporteve mes shteteve në të gjitha sferat dhe unë nuk besoj se një masë e tillë do të mund të dëmtonte qëllimin që ka SHBA-ja për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj konsideron se institucionet e Kosovës, dhe në përgjithësi spektri politik, duhet të ketë një koordinim sa i takon dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave që duhet të ndërmerren.
“Unë besoj se Kosova, respektivisht struktura politike, duhet ta ketë të qartë se çfarë humbin dhe çfarë fitojnë me largimin e taksës. Të mos harrojmë se deri më tash, gjithçka edhe sa i takon taksës 100 për qind, ka qenë më tepër në fushën e deklarimeve politike dhe është shfrytëzuar vetëm për të bërë politikë”, është shprehur Mushkolaj.
Ngjashëm me taksën doganore prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinës edhe masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, nuk po hasë në mbështetjen ndërkombëtare.
Njohësit e çështjeve juridike ndërkombëtare në vend vlerësojnë që në rast se Kosova aplikon masa të reciprocitetit ndaj Serbisë, ato nuk janë në kundërshtim me parimet, të cilat janë të pranuara nga e drejta ndërkombëtare.
Sipas tyre, reciprociteti, në të drejtën ndërkombëtare, konsiderohet si një parim i pranuar në mënyrë universale, ku një shtet miraton një sjellje të caktuar simetrike, si përgjigje ndaj një veprimit të ngjashëm, i cili është miratuar nga shteti tjetër./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit