LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme – pamje që tregojnë se si “luhatin” aeroplanin, në një aeroport në Angli

Erërat e fuqishme – pamje që tregojnë se si “luhatin” aeroplanin, në një aeroport në Angli

Pasagjerët janë duke kaluar momente të frikshme ndërsa aeroplanët “luftojnë” me erërat e fuqishme që kanë përfshirë vende të ndryshme në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përvojë të tillë sot e kanë përjetuar edhe disa pasagjerë të një aeroplani i cili tentoi të aterronte në aeroportin e Birmingham në Angli.

Siç edhe mund të shihet në disa pamje të publikuara edhe nga mediat botërore, aeroplani has në vështirësi të mëdha në tentim për të aterruar.


Stuhia Ciara, aeroplani dështoi të aterojë edhe pas tentimit të pestë - pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan pasagjerët
Lexo po ashtu Stuhia Ciara, aeroplani dështoi të aterojë edhe pas tentimit të pestë - pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan pasagjerët

Ndryshe, një stuhi ka përfshirë Evropën gjatë fundjavës, duke bërë që qindra fluturime të anulohen.

Bëhet fjalë për stuhinë Ciara e cila ka goditur Evropën veriore me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Gjithashtu, stuhia shkaktoi ndërprerje të madhe të transportit nëpër Evropë; në Holandë janë anuluar rreth 240 fluturime për në dhe nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori