LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu do t’i mbështesë të gjitha proceset e sistemit prokurorial

Ministrja Haxhiu do t’i mbështesë të gjitha proceset e sistemit prokurorial

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilën pasi e ka uruar për pozitën e re, e ka njoftuar për punët e deritashme, prioritete dhe sfidat e sistemit prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Hyseni ka thënë se KPK-ja është duke punuar në vazhdimësi për krijimin e politikave dhe kushteve sa më të mira për një sistem prokurorial sa më efikas në hetimet dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, ndërsa me theks të veçantë ka folur për prioritetet e sistemit prokurorial të Kosovës, e që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Në anën tjetër, ministrja Haxhiu tha se do t’i mbështesë të gjitha proceset që ka sistemi prokurorial në mënyrë që së bashku të qojnë përpara sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për buxhetin e sistemit prokurorial të Kosovës. Lidhur me këtë, ministrja Haxhiu shprehi gatishmërinë në ofrimin e ndihmës në kërkesat buxhetore të Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë për punë më të madhe me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori