LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Bëjmë gjithçka që të fitojmë shumicën për Ligjin për Prokurori Publike

Zaev: Bëjmë gjithçka që të fitojmë shumicën për Ligjin për Prokurori Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se po shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të siguruar shumicë prej dy të tretave për Ligjin për Prokurori Publike.

Zaev tha se sot është paraparë që të ketë mbledhje qeveritare që të kapen tre ditët e fundit dhe të me flamur evropian ligji të dërgohet në Kuvend para shpërndarjes kuvendare më 12 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj se sonte do të mund të mbahet mbledhja e Qeverisë që të miratohet propozimi dhe të dërgohet në Kuvend, në mënyrë që nesër të mund të përpunohen të gjitha procedurat në Kuvend”, tha Zaev.


Sa i përket mundësisë së OBRM-PDUKM-së nëse propozon amendamente, Zaev tha për këtë është negociuar para miratimit në Qeveri, që të mund të ketë amendamente në Kuvend.

“E thash se Kuvendi mund ta anulojë shpërndarjen nëse dikush përpiqet që të bëj bllokimi në disa ligje”, tha Zaev i cili ju bëri thirrje të gjitha partive politike duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në që të votojnë ligjin.

Sipas Zaev, miratimi i Ligjit për Prokurori Publike është argument shtresë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori