LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi ka arritur në 814, Pekini urdhëron që të sëmurët që kundërshtojnë kontrollet të merren me forcë

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi ka arritur në 814, Pekini urdhëron që të sëmurët që kundërshtojnë kontrollet të merren me forcë

Sëmundja e coronavirusit ua ka marrë jetën 814 personave, duke e tejkaluar sëmundjen e rrezikshme SARS, ndërsa regjimi komunist në Kinë, ka urdhëruar grumbullimin e të sëmurëve në Wuhan në kampet e caktuara.

Gjatë viteve 2002 dhe 2003, sëmundja SARS i ka mbytur 774 persona, ndërsa sëmundja e re e njohur si coronavirus, që është një tjetër virus që besohet që ka ardhur prej kafshëve, e ka tejkaluar numrin e këtyre vdekjeve, transmeton Telegrafi.


Meqenëse shumë të sëmurë po qëndrojnë në shtëpi, duke mos dashur të kontrollohen dhe po refuzojnë të shkojnë në kampet ku mbahen të sëmurët në karantinë, Pekini zyrtar ka urdhëruar që ata të merren edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Në pamjet e shpërndara, shihen forcat e rendit të veshur me uniforma speciale, derisa i arrestojnë dhunshëm të sëmurët, disa prej tyre edhe duke i tërhequr zvarrë.

Derisa në filmimin e fundit, shihen policët që kishin vetëm maska të thjeshta në fytyrë, teksa i viheshin pas një burri të sëmurë me coronavirus.

Të dhënat e fundit në kohë reale në Worldometers, tregojnë se deri më tani 814 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi, derisa 37,594 janë të sëmurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori