LAJMI I FUNDIT:

Një person në Kosovë, dyshohet se është infektuar me coronavirus

Një person në Kosovë, dyshohet se është infektuar me coronavirus

Pas alarmit dhe vdekjeve nga Coronavisursi qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, kishte njoftuar se në Kosovë nuk ka asnjë person të prekur me coronavirus.

Por, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast të coronavirusit.

Siç mësohet, pacienti i dyshuar ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK-së.


Deri me tani QKUK, ende nuk ka dhënë informata lidhur me rastin.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha se do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë rast./Telegrafi/