LAJMI I FUNDIT:

Zhduket gazetari kinez që lajmëroi për herë të parë për rrezikun e përhapjes së coronavirusit, disa ditë pas vdekjes së mjekut që njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme

Zhduket gazetari kinez që lajmëroi për herë të parë për rrezikun e përhapjes së coronavirusit, disa ditë pas vdekjes së mjekut që njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme

Gazetari kinez, Chen Qiushi i cili lajmëroi për herë të parë për gjendjen shqetësuese në Wuhan të Kinës, lidhur me përhapjen e coronavirusit, është zhdukur që nga dita e martë.

Të afërmit janë të shqetësuar me fatin e tij, pasi nuk po i përgjigjet telefonatave dhe nuk kanë ide se ku mund të jetë, transmeton Telegrafi.

Në raportin e tij që është larguar nga mediet, tregohej në detaje përhapja e sëmundjes, ndërsa shihej një grua teksa qante në telefon derisa qëndronte afër një të afërmi që kishte vdekur në karrocë, si dhe pacientët e pashpresë në një spital të tejmbushur.


Gjatë raportimeve që bënte Qiushi lidhur me përhapjen e coronavirusit

Pas këtij raporti, gazetari Fang Bin është arrestuar nga policia, pasi shpërndau një video ku shihen duke i hedhur disa trupa njerëzish në vdekur, në një autobus.

Lidhur me arrestimin e tij, ishte thënë se ishte vetëm një ndalesë, për t’ia kontrolluar temperaturën, por ai po qëndron ende në mbajtje.

Postimi ku tregonte për ushqimin, që mund të jetë shkaktari i sëmundjes

Kjo zhdukje misterioze e gazetarit Qiushi, vjen disa ditë pas vdekjes së mjekut Li Wenliang, i cili njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme coronavirus.

Atë e kishin quajtur gënjeshtar dhe e akuzuan për përhapje të pavërtetave në rrjetet sociale, ndërsa vdiq si pasojë e infektimit me sëmundjen, derisa po i trajtonte të sëmurët.

Ka arritur në 724 numri i të vdekurve nga coronavirusi, 34,915 persona janë të infektuar
Lexo po ashtu Ka arritur në 724 numri i të vdekurve nga coronavirusi, 34,915 persona janë të infektuar

Quishi vizitoi spitalet kryesore, qëndroi pranë ceremonive të varrimit dhe si dhe vizitoi zonat e banimit Wuhan, bisedoi me pacientët dhe familjarët e tyre për të mësuar më shumë rreth sëmundjes.

Mjeku Wenliang, që zbuloi coronavirusin por u konsiderua gënjeshtar

“Kur Qiushi është parë për herë të parë, ishte në humor të mirë. Shëndeti tij ishte në rregull dhe temperatura në nivel normal, mbesim me shpresë se është mirë”, ka shkruar një shok i tij.

Të afërmit, konsiderojnë se atë e kanë dërguar në mbajtje, në mënyrë që të mos tregojë më shumë rreth coronavirusit, që deri më sot ua ka marrë jetën 724 personave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori