LAJMI I FUNDIT:

Edhe Dua Lipa kujton Nexhmije Pagarushën

Edhe Dua Lipa kujton Nexhmije Pagarushën
Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këtë të premte është ndarë nga jeta bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ngushëllime për vdekjen e saj kanë shprehur emra të shumtë, duke nisur që nga krerët e lartë të shtetit e deri te emrat e njohur nga estrada.


Artistë të shumtë e kanë përjetuar rëndë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ikonës, e cila ka lënë prapa një karrierë të pasur me këngë të cilësisë së lartë artistike.

Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"
Lexo po ashtu Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

Një kujtim në nder të saj erdhi edhe nga artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ajo publikoi një imazh bardhë e zi të Pagarushës shoqëruar me një emoji në formë zemre, duke lënë kështu nën dije respektin e madh që gëzonte për pasurinë kombëtare të artit shqiptar.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Dua përndryshe performoi së fundmi në festivalin më të madh italian dhe njëherësh më të vjetrin në Evropë, “Sanremo 2020”.

Dua Lipa 'elektrizoi' skenën e "Sanremo 2020" në Itali
Lexo po ashtu Dua Lipa 'elektrizoi' skenën e "Sanremo 2020" në Itali

Lipa është përqendruar fortë në punën për albumin e saj të radhës, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më datë 3 prill të këtij viti. /Telegrafi/

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori