LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa ‘elektrizoi’ skenën e “Sanremo 2020” në Itali

Dua Lipa ‘elektrizoi’ skenën e “Sanremo 2020” në Itali

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin e madh, “Sanremo 2020”, në Itali.

Ajo u ngjit në skenën e së premtes veshur me një fund të shkurtër të zi, të ndërthurura me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.


Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Dua tërhoqi edhe më shumë vëmendjen me kombinimin që i kishte bërë veshjes me një palë çizme të lëkurës.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej tejet atraktive dhe provokuese me veshjen e saj, ndërsa elektrizoi skenën e festivalit italian me interpretimin e këngës “Don’t start now”.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Ajo nuk është shqiptarja e vetme që këtë vit është ngjitur në festivalin e “Sanremos”, pasi një më parë, natën e dytë të këtij festivali e ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu.

Dua Lipa përndryshe është duke punuar në albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”, që do të publikohet i plotë më 3 prill 2020.

Dua Lipa befasohet me një tufë me lule në skenë nga producenti ekzekutiv i “Sanremo 2020”, Amadeus (Foto: EPA)

Ndërkohë, “Sanremo 2020” pret sonte të zhvillojë natën finale, nga ku fituesi i përzgjedhur do të jetë këngëtari që do të përfaqësojë sivjet Italinë në “Eurovision 2020”, që mbahet në Holandë. /Telegrafi/

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: EPA)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori