LAJMI I FUNDIT:

Nderimi i ikonës: Të shtunën në të gjitha lokalet e Prishtinës do të dëgjohet muzika e Nexhmije Pagarushës

Nderimi i ikonës: Të shtunën në të gjitha lokalet e Prishtinës do të dëgjohet muzika e Nexhmije Pagarushës
(Foto: Instagram/nexhmijepagarusha_)

Të premten (7 shkurt), në moshën 86 vjeçare ndërroi jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila e humbi luftën me një sëmundje të shkurtër.

Vdekja e ‘Bilbilit të muzikës shqipe’ është një humbje e madhe për artin në përgjithësi dhe gjithë shqiptarët, të cilat janë duke ndërmarrë iniciativa të ndryshme për ta nderuar jetën dhe veprën e saj.


Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"
Lexo po ashtu Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

Nesër (e shtunë), në të gjitha lokalet e kryeqytetit, në të njëjtën kohë, do të lëshohet muzika e legjendës sonë, tashmë të ndjerë.

“Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Ismail Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vdekjes së ikonës shqiptare. Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimet e bukura që la te ne”.

“Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përçon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësore që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmije Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do t’ia sigurojë përjetësinë”.

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet mes tjerash në faqen e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori