Mosbalancimi i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore do të rezultonte në një proces zgjedhor të jashtëligjshëm, vlerëson BDI-ja. Zëdhënësi i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, thotë se kjo është arsyeja që ata janë duke i bllokuar në Kuvend përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së në Kodin Zgjedhor. Partia e Ahmetit shpreson se pavarësisht afatit të shkurtër, njësitë zgjedhore mund të balancohen.
“Devijimi nga 5%-shi ligjor në katër njësi zgjedhore e bën procesin zgjedhor joligjor. Janë rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet, janë të rëndësishme edhe për vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve. Mirëpo të hyjmë me vetëdije në shkelje të ligjit dhe në një proces joligjor, unë mendoj se rrezikojmë shumë aspekte; rrezikojmë që dikush të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe rrezikojmë që pesha e votuesit të jetë e ndryshme””, pohoi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Amendamenti i tyre për Kodin zgjedhor i cili parasheh zhvendosjen e kufijve të njësive dhe kalimin e disa vendvotimeve nga njëra njësi në tjetrën u është dorëzuar LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Sipas Osmanit, LSDM-ja është duke bërë analizat kurse OBRM-PDUKM-ja vlerëson se nuk ka mjaftueshëm kohë për këto ndryshime. Mirëpo, zyrtarisht nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se Kodi zgjedhor ndryshohet me konsensus mes partive dhe se punojnë akoma për ta arritur atë.
“Nuk mundet, nëse dikush këmbëngul në diçka dhe kjo nuk votohet në Kuvend, të themi se shkelet ligjit. Ligji është ashtu siç është i shkruar dhe duhet të zbatohet. Gjithçka që duhet të bëhet në kuadër të ligjit, pavarësisht a bëhet fjalë për Kodin zgjedhor ose një ligj tjetër, ajo duhet të votohet në Kuvend dhe me gjasë kjo do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme dhe normalisht më vonë duhet të respektohet”, tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.
Katër nga gjashtë njësitë zgjedhore kanë numër më të madh ose më të ulët të votuesve se sa e lejon ligji. Njësia e dytë ka +5,74% votues; njësia e tretë, -7,64%; njësia katër, -6,36%; dhe njësia gjashtë, +8,60%, lëvizje nga mesatarja ligjore prej -+5%. Propozimi i BDI-së parashikon kalimin e disa vendvotimeve të Demir Hisarit dhe Negoriçanit të Vjetër nga njësia e dytë, në njësinë e tretë zgjedhor si dhe kalimin e disa vendvotimeve të Dibrës dhe Mavrovës dhe Rostushës nga njësia e gjashtë në njësinë e pestë zgjedhore. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski, një ditë më parë, deklaroi se nuk do të ishte hera e parë që zgjedhjet do të mbaheshin pa njësi zgjedhore të balancuara./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj