Shkolla të reja dhe pikëpamje të reja mbi mësimdhënien po shfaqen në të gjithë botën, për të ndihmuar në përgatitjen e gjeneratës tjetër për një peizazh të punësimit që po ndryshon me shpejtësi.
Ky rregullim i metodave të mësimdhënies dhe arsimimit është shumë i nevojshëm – dhe jo vetëm për shkak të ritmit të ndryshimit që të lë pa frymë, si rezultat i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, përcjell Telegrafi.
Por kjo është gjithashtu e nevojshme sepse modelet aktuale të mësimdhënies dhe arsimit kanë akoma “rrënjë” në praktikat që kanë rreth 200 vjet ose më shumë.
Në raportin e ri Shkollat e së Ardhmes: Përcaktimi i modeleve të reja të arsimit për revolucionin e katërt industrial, Forumi Ekonomik Botëror shikoi se si arsimi duhet të ndryshojë.
Raporti identifikoi tetë “karakteristika kritike në mësimin e përmbajtjes dhe përvojave” dhe nxori në pah 16 shkolla, sisteme dhe iniciativa në të gjithë botën që po ecin në këtë drejtim.
Më poshtë ua sjellim pesë që po i “afrohen kësaj epoke”– Education 4.0 – në mënyra të freskëta dhe emocionuese.
Loja e fëmijëve në Kinë
Anji Play u krijua në Provincën Zhejiang të Kinës në vitin 2002. Ajo ndjek një kurrikulë të fëmijërisë së hershme që nxit të mësuarit tërësisht përmes lojës së udhëhequr nga fëmijët.
Qëllim i saj kryesor është të tregojë se çdo mjedis mund të bëhet një mjedis mësimi, me një minimum prej 90 minutash çdo ditë të lënë mënjanë për lojë në natyrë, duke përdorur pajisje të tilla si shkallë, kova dhe jo vetëm.
Çelësi i suksesit të modelit është që përdor sende me kosto të ulët dhe pa kosto, duke siguruar që ai të jetë i arritshëm për familjet me të ardhura të ulëta.
Fillimisht, u regjistruan 14,000 fëmijë në Zhejiang. Që nga ajo kohë është përhapur në mbi 100 shkolla publike në më shumë se 34 provinca në Kinë. Tani projektpilote të Anji Play ka edhe në SHBA, Evropë dhe Afrikë, gjithashtu.
Sipërmarrësit “që lulëzojnë” në Finlandë
Finlanda renditet lartë për cilësinë e sistemit të saj arsimor, i cili vlerësohet si një nga më të mirët në botë.
E themeluar në vitin 1958, Shkolla e Mesme “Etelä-Tapiolan lukio” është një nga shkollat më të mira në vend. Edhe duke ndjekur kurrikulën kombëtare finlandeze, ajo shton një fokus të veçantë në bashkëpunimin e mësimdhënies përmes sipërmarrjes, qytetarisë aktive dhe ndërgjegjësimit shoqëror me aplikime të botës reale.
Programi i tillë u jep nxënësve mundësinë që të punojnë në grupe për të krijuar një biznes të vetin, pastaj të fusin idetë e tyre në garat kombëtare, përcjell Telegrafi.
“Liderë të gjelbër” në rritje në Indonezi
Formësimi i “drejtuesve të gjelbër” të së ardhmes është thelbësore për “Shkollën e Gjelbër”, e cila u hap në Bali në vitin 2008.
Trupi i saj 800 nxënësish përbëhet nga fëmijë 3 deri 18 vjeç. Shkolla tani ka plane të zgjerohet në Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Meksikë, deri në vitin 2021.
Ruajtja e një ambienti të qëndrueshëm shkollor është një nga aktivitetet kryesore të shkollës, dhe në vitin shkollor 2017-2018 nxënësit prodhuan mbi 150 kilogramë ushqim çdo muaj.
Në vitin 2018, ajo bashkoi forcat me Sunseap, ofruesi më i madh i energjisë së pastër në Singapor, për të ndihmuar shkollën për t’u bërë plotësisht e pavarur nga rrjeti elektrik.
Lidhja në mes refugjatëve në Keni
Në vitin 2015, mësuesi, aktivisti dhe sipërmarrësi belg, Koen Timmers ngriti një fushatë për financimin e turmave pasi foli me një punëtor në terren në kampin e refugjatëve Kakuma në Kenia.
Ai dërgoi më shumë se 20 laptopë (përfshirë edhe të tijin), panele diellore dhe pajisje të internetit në kamp për të lidhur mësuesit vullnetarë me fëmijët refugjatë.
Tani ka 350 mësues në gjashtë kontinente që ofrojnë kurse të mësuara nga distanca në anglisht, matematikë dhe shkencë për fëmijët në kamp.
Modeli Kakuma tani po zgjerohet përmes një rrjeti në Tanzani, Uganda, Nigeri, Marok, Argjentinë, Afrikë e Jugut, Brazil dhe Arktik Kanada.
Shkollat teknologjike në Vietnam
TEKY është akademia e parë STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë) në Vietnam për fëmijë të moshës 6 deri në 18 vjeç.
E themeluar në vitin 2017, që nga ajo kohë ka krijuar 16 qendra në pesë qytete në të gjithë vendin.
Përmes partneriteteve me 30 shkolla në të gjithë Vietnamin, akademia është në gjendje të ofrojë kurse teknologjike nëntë deri 18 muaj, si dhe një “kamp kodimi” për periudhat e festave.
TEKY mëson module për programim, robotikë, dizajnim në internet, komunikime multimediale dhe animacion, me studentët që shpenzojnë rreth 80 për qind të kohës së tyre të mësimit duke bashkëvepruar me teknologjinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje