LAJMI I FUNDIT:

“Filloi të lëkundej majtas e djathtas”: Pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në Stamboll

“Filloi të lëkundej majtas e djathtas”: Pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në Stamboll

Ndërsa rrënojat e aeroplanit të “Pegasus Airlines” ishin ende duke u ekzaminuar të enjten, të mbijetuarit e fatkeqësisë – nga e cila gjetën vdekjen tre persona – kanë përshkruar përvojat e tyre gjatë udhëtimit.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumë prej tyre pajtohen që udhëtimi nuk ishte në rregull, që nga ngritja e aeroplanit.

Engin Demir, i cili u lëndua gjatë përplasjes së aeroplanit, tha për televizionin NTV se ai me të vërtetë vuri re shpejtësinë (e madhe) pasi Boeing 737 i operuar nga linja ajrore me kosto të ulët zbarkoi në Aeroportin Sabiha Gokcen të mërkurën në mbrëmje.


Duke qenë në mes të erërave të forta dhe shiut të fortë, aeroplani tejkaloi pistën.

Publikohen pamjet dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”
Lexo po ashtu Publikohen pamjet dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”

Ai rrëshqiti rreth 50 deri në 60 metra para se të binte në një hendek, sipas guvernatorit të qytetit, Ali Yerlikaya.

Aeroplani 11-vjeçar u nda në tri pjesë, duke detyruar pasagjerët të dilnin nëpër të çarat ose të ngjiteshin mbi krahët e tij të dëmtuar.

Përveç vdekjeve, dhjetëra të tjerë u lënduan, thanë autoritetet.

“Me shpejtësinë që kishte, unë mendoj se nuk ishte në gjendje të ndalej. E gjitha ndodhi në 2-3 sekonda”, tha Demir nga shtrati i tij spitalor në Stamboll.

Demir tregoi se ai ishte bllokuar përkohësisht nga mbeturinat e aeroplanit, që binin nga ndarja e bagazhit.

“Kishte britma. Unë u përpoqa të qetësoja njerëzit përreth meje. Ndihma mbërriti shpejt”, tha ai.

Një tjetër i mbijetuar, Alper Kulu, i tha agjencisë së lajmeve DHA se fluturimi ishte “jonormal nga fillimi deri në fund”.

“Ishte një fluturim shumë i turbullt. Aeroplani aterroi me vështirësi. Ishte shumë i shpejtë në krahasim me fluturimet e tjera”, tha ai, duke përmendur me ironi se njoftimi ‘Mirë se vini në Stamboll’ u bë pasi rrotat prekën tokën.

Ai tha se aeroplani papritmas lëkundej majtas dhe djathtas, pastaj u zhyt në të majtë ndërsa binte në hendek të pjerrët, përcjell Telegrafi.

Ai ka rrëfyer se kishte bërë presion që të dilte, duke pasur frikë se aeroplani mund të shpërthente.

Aeroplani, i cili transportonte 177 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit nga qyteti perëndimor turk i Izmirit, përfshinte njerëz nga 12 vende.

Zyrtarët thanë që tre të vdekurit ishin shtetas turq.

Aeroplani 'rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë' – detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit
Lexo po ashtu Aeroplani 'rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë' – detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit

Puna vazhdoi të enjten në vendin e përplasjes ndërsa hetuesit ekzaminuan mbetjet, ekuipazhet morën pjesën e brendshme të aeroplanit dhe policia dhe ushtria turke ruanin vendin.

Ndërsa ekuipazhet pompuan karburantin e mbetur të aeroplanit, një grup zyrtarësh të sigurimeve mbërritën për të inspektuar vendin e ngjarjes.

Fluturimet rifilluan në aeroport herët të enjten me disa vonesa dhe anulime.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i “Pegasus Airlines” Mehmet T. Nane tha në një konferencë shtypi në Stamboll të enjten se kutitë e zeza të aeroplanit ishin marrë dhe ishin duke u deshifruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori