LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kadri Veseli e di të vërtetën e ‘Syrit të Popullit’, LVV s’ka të bëj me ta

Selimi: Kadri Veseli e di të vërtetën e ‘Syrit të Popullit’, LVV s’ka të bëj me ta

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur për akuzat e Veselit në Kuvend në adresë të krerëve të Vetëvendosjes.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se opozita ditën e zgjedhjes së Kurtit kryeministër nuk dha shenja se do të jetë serioze.

“Ata përsëriten vetën atë ditë. Ishte e njëjta temë e caktuar që përsëritej nga secili prej tyre. Siç po duket ata do të përsëritin vetveten edhe në të ardhmen”.


Duke folur për akuzat që bënë deputetët e PDK-së në adresë të Vetëvendosjes për “Syrin e Popullit”.

“Nuk është hera e parë që kam dëgjuar. Vetë zoti Veseli e di të vërtetën e “Syrit të Popullit” dhe ai e di që nuk është ashtu, sidoqoftë kjo do të jetë retorika e opozitës në këtë mandat. Vetëvendosje s’ka të bëj me Syrin e Popullit”.

Selimi thotë se në Kuvend nuk kishte vetëm akuza por edhe kërcënime ndaj Vetëvendosjes.

“Veseli tha “do të flasim për Astrit Deharit, për SHIK-un, atë këtë”. Ai nuk duhet të kishte kërkuar të flasim por të veprojmë”.

Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së
Lexo po ashtu Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së

I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se megjithatë do të del e vërteta e Astrit Deharit dhe do të del edhe e vërteta e “Syrit të Popullit”.

“Institucionet shtetërore nën udhëheqjen e Kurtit do të veprojnë për dallim që nuk kanë vepruar nga e kaluara”, tha ndër të tjera Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori