LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së

Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së

Rexhep Selimi është emëruar kryetar i grupit parlamentar në të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi është konfirmuar në “Debat Plus” ku Selimi është i ftuar, përcjell Telegrafi.


Selimi kështu do të drejtojë grupin prej 30 deputetëve nën emrin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kishte dalë parti e parë me 29 deputetë por më pas Grupit Parlamentar të këtij subjekti i është bashkuar edhe deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi./Telegrafi/