Kina tha se do të ulë gjysmën e tarifave tarifave tregtare për produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke rritur shpresat se lufta e kushtueshme tregtare midis dy vendeve po shkon drejt fundit.
Ministria e Financave e Kinës, ka njoftuar se ulja e tarifave në mallra me vlerë rreth 75 miliardë dollarë do të hyjë në fuqi më 14 shkurt.
Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini janë pajtuar për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare “Faza 1”, e cila përfshinte zotimin e Kinës për të rritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve amerikane në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, gjatë dy viteve. Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara thanë se do të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze.
Ministria kineze shfaqi shpresën se të dyja vendet do të jenë në gjendje t’i përmbahen marrëveshjes tregtare dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike botërore.
Masa vjen në një kohë shqetësimesh ekonomike në Kinë, për efektet e shpërthimit të coronavirusit që ka vrarë më shumë se 500 njerëz dhe ka goditur rëndë tregtinë e këtij vendi.
Gjithashtu ekziston frika, se kriza mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në nivel botëror.
Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, rreth dy vite më më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak