LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet viktima e parë, pasi aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në aeroportin e Stambollit

Konfirmohet viktima e parë, pasi aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në aeroportin e Stambollit

Një pasagjer gjeti vdekjen dhe shumë të tjerë u lënduan, kur një aeroplan pasagjerësh i Pegasus Airlines që fluturonte nga Irzmir i Turqisë perëndimore “rrëshqiti” nga pista, pasi aterroi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të tërkurën pasdite.

“Një i evakuuar ka vdekur nga lëndimet, 157 të tjerët janë duke u trajtuar [në spital]”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë, shkruan DailySabah, përcjell Telegrafi.


Sipas medieve turke, aeroplani Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga zjarri.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.

Aeroporti, i cili shërben shumë nga qarqet aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori