Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërcënon të përdorë forcë kundër forcave siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të Sirisë.
“Nëse regjimi nuk tërhiqet në zonën prapa posteve të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duart e veta,” paralajmëroi Erdogan ndërsa u drejtohej anëtarëve të partisë së tij pas një përplasjeje midis forcave turke dhe siriane në Siri të hënën, ku pati viktima në mesin e të dyja palëve, raporton AP.
Ai theksoi se aktualisht dy poste vëzhguese turke janë pas vijës së forcave të presidentit sirian Bashar al-Assadit.
Erdogan tha se ai i përcolli Putinit gjatë një bisede telefonike dje se “regjimi (Assad) duhet të tërhiqet pas (vijave të përcaktuara) nga memorandumi nga Soçi, prapa pozicioneve tona të vëzhgimit”.
Erdogan theksoi gjithashtu se Ankaraja i jep një rëndësi të veçantë miqësisë dhe bashkëpunimit me Moskën.
“Pritja jonë e vetme nga Rusia është të kuptojmë më mirë ndjeshmërinë e çështjes sonë në Siri. Unë i ndava me Putinin pritjet tona për Sirinë dhe Libinë (gjatë një bisede telefonike dje)”, tha Erdogan.
Që nga dhjetori, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad kanë përparuar në provincën veriperëndimore të Idlib, fortesa e fundit e rebelëve. Turqia, e cila mbështet disa nga rebelët, ka dhjetëra poste vëzhgimi për ushtrinë e saj në Idlib, e cila kufizohet me Turqinë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë emergjente të enjten në lidhje me situatën në veriperëndim të Sirisë, me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.
Idlib është rajoni i vetëm sirian ku ende zhvillohen luftime. Në vitin 2017, në këtë provincë u hap një zonë ku mbetën forcat kryengritëse dhe pjesë të grupeve terroriste që refuzuan të dorëzoheshin. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Formacioni shumëngjyrësh i Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe, me emblema të ushtrisë serbe në mbrojtje të Dodikut

Shefja e çështjeve fetare në administratën Trump: Gratë duhet të jenë të nënshtruara ndaj burrave

Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

Zelensky ndërpret udhëtimin jashtë vendit pas sulmeve ruse

Trump takon veteranët amerikanë të luftës: Jeni plagosur, e mahnitshme

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'