LAJMI I FUNDIT:

PSD mban mbledhje, paralajmëron forma të reja të shprehjes së kritikave ndaj Qeverisë Kurti

PSD mban mbledhje, paralajmëron forma të reja të shprehjes së kritikave ndaj Qeverisë Kurti

Partia Socialdemokrate, sot ka mbajtur mbledhjen e saj me kryetarin, Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në Facebook, nga PSD thonë se mbledhja u mbajt së bashku me aktivistët e partisë në lidhje me format e reja të shprehjes, kritikës si dhe hapësirës së bindjeve politike.


“Në zyrën qendrore të PSD-së u mbajt mbledhja me aktiviste e aktivistë ku diskutuam format e reja të shprehjes së kritikës, përmes ideimit dhe organizimit të aktiviteteve si hapësirë e shprehjes së bindjeve politike”, thuhet në postimin në Facebook. /Telegrafi/