LAJMI I FUNDIT:

Metodologjia e re e BE-së: Gjermania dhe Austria presin që Shkupi t’i fillojë bisedimet në mars

Metodologjia e re e BE-së: Gjermania dhe Austria presin që Shkupi t’i fillojë bisedimet në mars

Komisioni Evropian do të prezantojë sot kornizën e reformuar të bisedimeve për vendet kandidate. Nga Brukseli thonë se kushtet për anëtarësim në BE nuk do të ndryshojnë, por vetëm përshpejtojnë procesin.

Komisioni Evropian do të përkrahë Francën dhe do të miratojë ndryshime në metodologjinë e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE, por nuk do të ndryshojë kushtet e anëtarësimit, tha një zëdhënës i KE-së në Bruksel në prag të prezantimit të sotëm të ndryshimeve. Me ndryshimet, procesi do të bëhet më dinamik dhe më i parashikueshëm, informon “Deutche Welle”.

“Ne nuk do të propozojmë ndryshimin e kushteve për anëtarësimin në BE. Këto kushte janë shumë të qarta dhe ato përcaktohen në marrëveshje”, tha zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjermania mund të “jetojë” me propozimin e Komisionit, tha Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth në Bruksel. Ai i bën thirrje Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë pas “rezultateve të arritura” tani më në fund të marrin një sinjal për fillimin e negociatave. Roth shpreson se mund të ndodhë në mars të këtij viti.

Kancelari austriak Sebastian Kurz shpreson që metodologjia e re do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së. I pyetur nëse pret që negociatat të fillojnë përpara majit të këtij viti, Kurz në Berlin tha se ai pret që kjo të ndodhë së shpejti.

“E mbështes këtë, dhe jam shumë optimist se kjo do të ndodhë”, tha Kurz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori