LAJMI I FUNDIT:

Ousmane Dembele, historia e një blerje të dështuar të Barcelonës – francezi i ka kushtuar klubit 25 mijë euro për çdo minutë sa ishte në fushë

Ousmane Dembele, historia e një blerje të dështuar të Barcelonës – francezi i ka kushtuar klubit 25 mijë euro për çdo minutë sa ishte në fushë

Ousmane Dembele ka pësuar edhe një dëmtim tjetër dhe pritet të humbasë pjesën tjetër të sezonit me Barcelonën.

Klubi investoi më shumë se 100 milionë euro për të nënshkruar me francezin, por ai nuk ka përmbushur pritshmëritë në klub.

Në dy sezone e gjysmë me Blaugranat, Dembele ka humbur 63 ndeshje dhe kjo shifër do të rritet nga tani deri në verë.


Ish- lojtari i Borussia Dortmund mbërriti në Kataloni pa ndonjë lëndim serioz deri në atë moment në karrierën e tij, megjithatë ai është kthyer në lojtarin që lëndohet më së shumti në skuadër.

Barcelona vuri bast në Dembelen në verën e vitit 2017, por që nga atëherë ai ka luajtur futboll vetëm 4,123 minuta zyrtar.

Kjo do të thotë që francezi i ka kushtuar Barcelonës 25466 euro për çdo minutë që ishte në fushë.

Dembele, i cili mbërriti si pasardhësi i Neymarit, është paraqitur në 74 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 19 gola dhe duke asistuar 17 të tjerë. /Telegrafi/