LAJMI I FUNDIT:

Chelsea hap thesin, 170 milionë euro në dispozicion të Lampardit – gati lista me emrat e tre lojtarëve të njohur

Chelsea hap thesin, 170 milionë euro në dispozicion të Lampardit – gati lista me emrat e tre lojtarëve të njohur

Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion 150 milionë funte (170 milionë euro) trajnerit Frank Lampard për t’i shpenzuar verën e ardhshme.

Lampard erdhi nga Derby County për ta plotësuar vendin e lënë bosh nga Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, por klubi nuk kishte të drejtë përforcime shkaku i një dënimi nga FIFA.


Klubi tani i ka vendosur para vetes trajneri një shumë të madhe për të transferuar lojtarë.

Në listën e dëshirave të Lampard janë emra si: Jadon Sancho, Timo Werner dhe Moussa Dembele.

Dries Mertens i Napolit dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germain ishin konsideruar si zgjidhje afatshkurtra, por asnjë prej tyre nuk u transferua në Londër në janar.

Tashmë sytë janë hedhur drejt zgjidhjeve të tjera, ku spikatin Dembele i Lyonit (lojtar që pëlqehet edhe nga klube të tjera të Ligës Premier), por edhe Timo Wernen i Leipzigut, që prej disa sezonesh po shkëlqen në Bundesligë.

Me 20 gola të kampionat këtë sezon, Werner pëlqehet nga shumë klube.

Sancho është gjithashtu një kandidat serioz për Chelsean, por 19-vjeçari është një nga “yjet” më të kërkuar në Evropë dhe Borussia do të synojë të paktën 100 milionë funte për kartonin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori