LAJMI I FUNDIT:

Kurti sot merr detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar

Kurti sot merr detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit.

Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të mbahet në ora 11:00.


Dita kur erdhi Qeveria Kurti: Fjalimi i Kurtit dhe të gjitha akuzat e deputetëve të opozitës në adresë të tij
Lexo po ashtu Dita kur erdhi Qeveria Kurti: Fjalimi i Kurtit dhe të gjitha akuzat e deputetëve të opozitës në adresë të tij

Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për dhe 10 abstenime. Qeveria do të ketë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.