LAJMI I FUNDIT:

Dana White: McGregor do të përballet ose me Khabib ose me Ferguson

Dana White: McGregor do të përballet ose me Khabib ose me Ferguson
(Foto: Getty Images/Guliver)

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur hapin e radhës së Conor McGregor pas triumfit të furishëm në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone.

Irlandezi fitoi brenda 40 sekondash në kuadër të ‘UFC 246’, gjë që shënoi rikthimin e tij në tetëkëndësh pas mungesës 15-muajshe.


Ai tashmë po kërkon një sfidë të re, ndërsa sipas White gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson që zhvillohet në muajin prill në kuadër të ‘UFC 249’.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

“Me siguri fituesi i duelit në mes të Khabib dhe Tony”, ka thënë kreu i UFC-së kur është pyetur për rivalin e radhës së Conor.

Dana White: Khabib duhet të jetë kundërshtari i ardhshëm i McGregor, jo Masvidal
Lexo po ashtu Dana White: Khabib duhet të jetë kundërshtari i ardhshëm i McGregor, jo Masvidal

Kujtojmë që McGregor u ndesh me Khabibin në tetor të vitit 2018, kur ylli nga Dagestani triumfoi, ndërsa më pas shpërtheu sherri në të dyja taborët.

Është pritur që irlandezi të ndeshej me Kamaru Usman apo Jorge Masvidal, mirëpo kjo nuk do të ndodhë në një të afërme të largët, sepse ata do të ndeshen me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Tony Ferguson (Foto: Rey Del Rio/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori