LAJMI I FUNDIT:

Balje: Ende nuk kemi vendosur a do të votojmë Qeverinë Kurti

Balje: Ende nuk kemi vendosur a do të votojmë Qeverinë Kurti

Derisa seanca plenare për votimin e qeverisë së re po vazhdon, deputetja e komunitetit boshnjak Duda Balje deklaroi se akoma nuk janë dakorduar se a do ta votojnë koalicionin LVV-LDK.

Balje tha se, kanë biseduar me grupet punuese të koalicionit dhe shpreson që shumë shpejt, do të vendosin se a do të votojnë pro apo kundër qeverisë së re.

“Ne 3 deputet të cilët nuk jemi në grupin parlamentar 6+ deri vonë kemi biseduar dhe shpresoj që shumë shpejt do të marrim vendim… Kemi biseduar me Vetëvendosjen para disa orëve edhe me LDK-në tash duhet me marr vendim, jemi shumë afër”, deklaroi Balje, transmeton KP.


E pyetur se a nuk mjafton një ministër nga komuniteti pakicë jo serb për të marrë votat e tyre për qeverisje, Balaj tha se kanë menduar dhe e kanë planifikuar që ministrin e 13-të ta marr dikush nga komuniteti rom, ashkali ose egjiptian.

Megjithatë, sipas saj, sot e kanë kuptuar se ministrin e 13-të e merr komuniteti serb.

“Me thënë të drejtën ne kemi menduar se ministria e 13-të do të shkojë te të tjerët jo te komuniteti serb sepse ata janë në opozitë dhe kemi menduar se është shumë më e logjikshme sepse ne të tjerët gjithmonë kemi votuar për Kosovën edhe për ndryshime pozitive në Kosovë, por tash ata kanë marrë, për neve nuk është shumë mirë”, u shpreh Balje.