LAJMI I FUNDIT:

Thanë se për vetëm 10 ditë do ta ndërtojnë spitalin, edhe ia dolën – pamje që tregojnë procesin e ndërtimit

Thanë se për vetëm 10 ditë do ta ndërtojnë spitalin, edhe ia dolën – pamje që tregojnë procesin e ndërtimit

Kinezët në Wuhan kanë arritur të ndërtojnë një spital të ri për vetëm 10 ditë. Siç raporton BBC, ndërtimi i spitalit filloi më 24 janar, kurse në orët e para të mëngjesit ka pranuar pacientët e parë.

Spitali i ri shtrihet në një hapësirë prej rreth 25 mijë metra katrorë dhe ka kapacitet për njëmijë shtretër, shkruan e përditshmja kineze People’s Dail, transmeton Telegrafi.


Coronavirusi po vazhdon të bëjë kërdinë, deri më tani kanë humbur jetën 362 persona – në mbarë botën janë infektuar 17.300 njerëz
Lexo po ashtu Coronavirusi po vazhdon të bëjë kërdinë, deri më tani kanë humbur jetën 362 persona – në mbarë botën janë infektuar 17.300 njerëz

Për ndërtimin ishin angazhuar qindra punonjës, kurse përparimi në punime është përcjell çdo moment nga miliona persona nga e mbarë bota, që patën rastin ta monitorojnë online në internet.

Spitali është ndërtuar sipas modelit të Pekinit të vitit 2003, ku për vetëm një javë është ndërtuar spitali për pacientët me virusin SARS, ku ishin hospitalizuar 774 persona.

Shpëtimi nga coronavirusi vjen nga Tajlanda, shërohet e moshuara nga Wuhani – në pyetje është një përzierje e barnave
Lexo po ashtu Shpëtimi nga coronavirusi vjen nga Tajlanda, shërohet e moshuara nga Wuhani – në pyetje është një përzierje e barnave

Përfundimet e punimeve në spitalin e ri pritet të ndodhin më 5 shkurt, kurse do të hapet për pacientë më 6 shkurt. Ndërkaq kujtojmë që nga coronavirusi deri më tani kanë humbur jetën 362 persona dhe mbi 17 mijë tjerë janë infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori