Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në shënimin e 30- vjetorit të nismës për pajtimin e gjaqeve në Lumbardh të Komunës së Deçanit.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se pajtimi që nisi këtu në Lumbardh të Deçanit, nga atdhetarët, 30-vjet ma parë, u përqafua në të gjithë Kosovën dhe nga të gjitha shtresat, ngase shqiptarët sikur e parandien se momenti i të vërtetës po afrohej, e kjo e vërtetë ishte kryengritja e përgjithshme për liri e pavarësi, që u zhvillua nën udhëheqjen e UÇK-së e që e simbolizon komandanti ynë Adem Jashari.
“Kjo besëlidhje e menduar nga intelektualë të urtë, pri nga Anton Çetta, u ndoq nga rinia e Kosovës, nga të burgosurit politikë, nga shumë veprimtarë për të kulmuar me tubimin më të madh që njihet në historinë e shqiptarëve, te Verrat e Llukës, më 1 maj 1990, aty ku u mblodhën gjysmë milioni njerëz dhe ku për pak orë u pajtuan 66 gjaqe e ngatërresa mes shqiptarëve”, shtoi kryeministri në detyrë Haradinaj.
Siç, theksoi ai, bësëlidhjet shqiptare zakonisht u paraprijnë betejave të ashpra për jetë a vdekje, që nga Kuvendi i Lezhës i marsit 1444, deri te Lidhja e Pejës dhe ajo e Prizrenit, e qershorit 1878, si dëshmi se shqiptarët dinë të bashkohen për ta mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Atdheut.
“Si dikur komandanti i ushtrisë së Lidhjës, Sylejman Vokshi që i priu përpjekjeve për liri, profesor Anton Çetta u ngrit e tha: “Hajdeni burra, po bëjmë diçka për këtë vend”, duke i pajtuar rreth 1800 gjaqe dhe mijëra plagë e ngatërresa”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se Anton Çetta ishte unifikues urtak, zbulues i shpirtit të popullit dhe autoritet moral.
“Ai mbylli plagën ma të shëmtuar tonën, gjakmarrjen, tu i hap shteg paqes shqiptare dhe kthimin në familjen tonë euroatlantike. Pranë profesor Antonit, njeriu ndihej se kishte vlerë. Për t’u lidhë rreth idesë së çlirimit duhej me e lidhë një pakt, një pajtim mes shqiptarëve, që Profesor Çetta e arriti në mënyrë shembullore”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj, shtoi se Anton Çetta e ka zbërthyer kodin e fjalës së dhënë, besën, duke i bërë burrat e ashpër me ia shtri dorën hasmit të deridjeshëm, për me u bë vëllëzër të armës, në luftën çlirimtare.
“Republikën e Kosovës e kanë bë intelektualët durimtarë dhe kryengritësit bashkë, sepse dy palët ishin idealista. Dhe sot, shqiptarët, kanë sërish nevojë për idealistë – patriotë ligjorë- që besën dinë ta kthejnë në kontratë shoqërore e konfliktin në debat demokratik. Të bashkuar duhet ta fitojmë betejën për vendosjën e sundimit të ligjit, pa alternative”, deklaroi kryeministri në detyrë Haradinaj.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri në detyrë Haradinaj shprehu mirënjohje dhe lavdi ndaj vajzave e djemve dhe të gjithë atyre veprimtarëve të çështjes kombëtare që u bashkuan këtu në Lumbardh e vazhduan në gjithë vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët