LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit

Bashkimi e ka mundur Ponte Prizrenin në derbin lokal me rezultat 101:92 (15:20, 24:20, 19:27, 28:19, 15:6), në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka qenë shumë interesante e me kthesa, derisa fituesi është vendosur në kohën shtesë.

Në çerekun e parë, Ponte për një nuancë ishte më e mirë dhe e fiton këtë pjesë 15:20. Por, në atë të dytë, Bashkimi zhvilloi një lojë më të mirë dhe e fitoi 24:20, për të shkuar në pushim me rezultat 39:40.


Prizreni u rikthye në periodën e tretë, duke e fituar 19:27. Megjithatë, Portokallinjtë nuk u dorëzuan dhe afrojnë shifrat në 80:81. Pesë pikë radhazi nga Ponte Prizreni bënë që shikuesit të mendojnë se fituesi dihet, por kështu nuk menduan basketbollistët e Bashkimit, ku Musab Mala dhe Terik Bridgeman shënuan dy treshe radhazi dhe ndeshja shkoi në vazhdime. E, në vazhdime Bashkimi ishte më i mirë 15:6 dhe triumfoi në fund 101:92.

Te Bashkimi u dalluan treshja amerikane Stevie Clarke me 33 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Terik Bridgeman me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Corey Ross me 19 pikë, derisa te Ponte Prizreni më të mirët në fushë ishin Ty Nichols me 30 pikë e 10 kërcime, Darial Franklin me 24 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë e 18 kërcime.

Bashkimi tani ka 13 fitore e tetë humbje, derisa Ponte Prizreni 13 fitore dhe nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori